Telegrafi

Zyrtare: Kupa e Amerikës 2020 shtyhet për një vit

Pasi UEFA mori vendim që të shtyjë Euro 2020 për vitin tjetër, tani është shtyrë edhe Kupa e Amerikës.

Shkaku i frikës nga coronavirusi, edhe gara në kontinentin e largët ka vendosur që të shtyhet për vitin tjetër.

Fillimisht, Kupa e Amerikës që do të mbahej më 12 qershor ishte shtyrë për 12 korrik, ndërsa tani ajo është mbahet në vitin 2021.

Lexo po ashtu Zyrtare: Euro 2020 shtyhet për një vit, ligat do të luhen deri në qershor

Edhe Amerika është e përfshirë nga pandemia, andaj autoritet sportive nuk kanë dashur të rrezikojnë po ashtu dhe e kanë shtyrë garën.

Kupa e Amerikës tani do të zhvillohet më 12 qershor të vitit të ardhshëm, duke lejuar po ashtu që kampionatet atje të zhvillohen deri në fund. /Telegrafi/