Kampionati elitar spanjoll, La Liga mund të rifillojë ndeshjet e saj nga 8 qershori pas pandemisë së coronavirusit, konfirmoi Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez.
Deklarata për rikthimin e La Ligas u bë gjatë konferencës për shtyp këtë pasdite, në të cilën Sanchez siguroi se “më e keqja është pas nesh” pas vdekjeve nga COVID-19 dhe rasteve të reja që ranë ndjeshëm javët e fundit.
“La Liga mund të fillojë përsëri nga 8 qershori”.
“Topi do të rrokulliset me të gjitha kushtet e nevojshme shëndetësore dhe të sigurisë”, deklaroi Sanchez në konferencë.
🚨PEDRO SÁNCHEZ ANUNCIA LA FECHA DE VUELTA DE LA LIGA
➡️la Liga de fútbol volverá el 8 de junio pic.twitter.com/w5G5P2vhPn
— Carrusel Deportivo (@carrusel) May 23, 2020
Kryeministri spanjoll njoftoi gjithashtu se kufijtë po hapen përsëri për turistët që nga korriku e tutje.
Edhe pse 8 qershori është data më e hershme e mundshme për ndeshjet, mbetet të shihet nëse do të jetë fillimi i saktë apo kjo do të ndodh disa ditë më vonë.
The Spanish government has given the green light for the return of professional sport – including #LaLigaSantander and #LaLigaSmartBank – as of June 8th, following guidelines from the Ministry of Health.#BackToWin pic.twitter.com/OjjV61pnBf
— LALIGA English (@LaLigaEN) May 23, 2020
Bundesliga gjermane tashmë ka rinisur fundjavën e kaluar, ndërsa Primera Liga Portugeze fillon më 3 qershor dhe sezoni i saj do të përfundojë në 21 korrik.
Seria A është në rrugën e duhur për të rifilluar ndeshjet nga 13 ose 20 qershor. /Telegrafi/