Telegrafi

Zyrtare: Kristjan Asllani, lojtar i ri i Interit

Klubi italian, Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga Empoli.

Pasi ka përfunduar gjatë të mërkurës me sukses testet mjekesore, Interi tashmë ka zyrtarizuar transferimin e Asllanit.

Është vet faqja e klubit zikaltër që ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare.

Lexo po ashtu Kristjan Asllani i ka kaluar testet mjekësore dhe ka nënshkruar me Interin

Ai është prezantuar nga presidenti i Nerazzurrëve, Steven Zhang, në objektet e klubit.

“Mirësevjen Kristjan”, është shkruar shkurtimisht në postimin e Interit, pa zbuluar detaje tjera.

Megjithatë, Asllani thuhet se vjen si huazim me pagesë prej katër milionë eurosh dhe obligim blerje prej 10 milionë euro tjera. /Telegrafi/