Mesfushori sulmues i Luftëtarit dhe Kombëtares Shqiptare, Kristal Abazaj, ka arritur marrëveshje tre vjeçare me klubin e Anderlechtit.
Lojtari që llogaritet si njëri nga shpresat më të mëdha në Shqipëri fal paraqitjeve të tij për ndeshjen e fundit kishte marr thirrje edhe nga Kombëtarja A.
Ai me Luftëtarin ka shënuar nëntë gola në 28 ndeshje.
Këtë dimër ai u transferua te klubi lider në Superiore, Skënderbeu , i cili e huazoi te Luftëtari edhe gjashtë muaj.
Me blerjen e tij është i kënaqur edhe drejtori sportiv, Luc Devroe.
“Kristali konsiderohet si një nga talentet më të mëdha shqiptar”.
“Ne jemi shumë të lumtur që ky lojtar premtues ka zgjedhur klubin tonë dhe jam i sigurt se do ta tregojë potencialin e tij”.
“Anderlecht është një emër i madh në futbollin evropian, gjithashtu njihet edhe në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që mund ta vazhdoj progresin tim në një klub të tillë dhe unë pres që të punoj këtu”, ka thënë Abazaj.
Klubet nuk kanë treguar kostot e transferimit të lojtarit. /Telegrafi/