Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Kreshnik Uka, i cili së fundmi ishte pjesë e Drenicës, ndërsa edhe në të kaluarën ka luajtur me bardhekaltrit.
Klubi kryeqytetas ka vazhduar aktivitetin në afatin kalimtar të verës, pasi tashmë ka nënshkruar edhe me lojtarin e dhjetë.
Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur Kreshnik Uka, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm nga Kosova.
Është vet faqja zyrtare e Prishtinës që ka njoftuar transferimin e Ukës, i cili ka dhënë edhe një intervistë në lidhje me projektin dhe synimet.
Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës
????̈?????? ???????? ???!
Top-shënuesi i Superligës për edicionin e kaluar në fanellën e Drenicës me 19 gola në 26 paraqitje, Kreshnik Uka është futbollisti më i ri i FC Prishtinës.
Sulmuesi i mirënjohur ishte huazuar te Drenica në janar të vitit 2021, vit në të cilin Prishtina u shpall kampion. Në atë gjysmë-sezoni me Drenicën, Uka shënoi gjashtë gola në 14 paraqitje.
27-vjeçari ka firmosur kontratë të re dy-vjeçare me FC Prishtinën, të cilës tash e disa ditë i është bashkuar në fazën përgatitore me ç’rast në dy ndeshjet e para miqësore i ka realizuar edhe dy gola me fanellën “bardhekaltër”.
Uka për faqen zyrtare të klubit është shprehur i lumtur që i është bashkuar sërish Prishtinës.
? ????? ???????? – Jam i lumtur që jam rikthyer në klubin më të madh në vend. Pres me padurim fillimin e edicionit. Gjatë bisedave që kam pasur me drejtuesit e klubit dhe trajnerin Ismet Munishi, jam bindur që të jem pjesë e klubit dhe një projekti interesant.
??????? ?? ?????????̈? – Synimet e Prishtinës dihet se janë gjithmonë trofetë. Duhet të jemi të fokusuar maksimalisht nga fillimi e deri në fund të edicionit si në kampionat ashtu edhe në garat e Kupës në mënyrë që t’i arrijmë objektivat.
??????? ???? – Tifozëve “Plisave” dhe të gjithë atyre që e përkrahin Prishtinën i’u premtoj maksimumin tim dhe gola. Jam sulmues dhe unë priten golat.
/Telegrafi/