Telegrafi

Zyrtare: Kosova pranohet në FIFA, jemi të barabartë me të gjitha vendet e botës

Pritjes i ka ardhur fundi, më në fund edhe Kosova është pranuar në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë FIFA-n.

Në kongresin e 66-të të FIFA-së të mbajtur në Meksikë, delegatët e këtij kongresi kanë votuar për Kosovën.

Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova ka marrë 141 vota pro dhe duke hyrë kështu përfundimisht në FIFA si anëtarja më e re e saj.

Mos e humbisni: Përmbledhje – Ja çka ndodhi gjatë pranimit të Kosovës në FIFA (Video/Foto)

Në përqindje Kosova ka marrë 86% të votave pra 141 vota pro dhe 18% kundër ku ishin 14%.

Pas pranimit në FIFA, Kosova do të ketë të drejtën të luaj në kualifikimet e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’.

Edhe pse kishte kundërshtarë të shumtë për pranimin e Kosovës në FIFA, më në fund drejtësia erdhi në vend, fitoi futbolli, fitoi Kosova e cila është në FIFA e barabartë me të gjitha shtetet e botës. /Telegrafi/