Meriton Korenica është transferimi i radhës i Ballkanit, që e ka filluar fuqishëm këtë afat kalimtar.
Klubi nga Theranda e ka fituar garën me shumë klube të tjera në Superligë për ta siguruar mesfushorin sulmues.
“Fantazisti Meriton Korenica , nga sot i bashkohet FC Ballkanit. Tani e tutje fantazive të tij me topin do t’i gëzohen dhe duartrokasin fansat e klubit tonë. Mirësevjen Korenica, kemi punë për të bërë”, ka shkruar faqja zyrtare.
Korenica ka lënë Prishtinën për tu bashkuar me Ballkanin në aventurën e re.
Ai më parë ka luajtur për Rahovecin, Lirinë, Shkëndijën e Tetovës dhe Metarlugun e Shkupit. /Telegrafi/