Site icon Telegrafi

Zyrtare: Meriton Korenica prezantohet si lojtar i klubit turk Manisa

Tani edhe zyrtarisht Meriton Korencia është pjesë e klubi turk, Manisa FK, duke e kompletuar transferimin nga Ballkani i Suharekës.

Ka qenë klubi turk që përmjet rrjeteve sociale ka njoftuar transferimin e lojtarit, me një video dhe foto.

Mesfushori nga Rahoveci ka qenë pjesë e Ballkanit në tre vitet e fundit ku padyshim ishte ndër lojtarët kryesorë të ekipit nga Suhareka.

26-vjeçari gjatë tre viteve qëndrim te Ballkani ka zhvilluar 130 ndeshje teksa ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar në 20 të tjerë duke qenë një lider për skuadrën e Ilir Dajës.

Meriton Korenica kishte kontratë me Ballkanin edhe për dy vite deri në qershor të vitit 2025.

Ashtu siç kishte lajmëruar Telegrafi, klubi i Ballkanit do të fitojë 200 mijë euro nga shitja e lojtarit, ndërsa nëse Manisa siguron inkuadrimin në Superligën e Turqisë, do të vijnë edhe 50 mijë euro të tjera bonuse.

Ballkani po ashtu ka mbajtur 20 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme./Telegrafi/

 

Exit mobile version