Juventusi ka njoftuar se e ka shitur Leonardo Spinazzolan për 29.5 milionë euro, derisa ka marrë shërbimet e Luca Pellegrinit për 22 milionë euro.
Të dy lojtarët i kishin testet mjekësore në javën që lamë pas, ndërsa konfirmimet për të dyja transferimet u bënë të ditura pas mesnatës.
Në këtë rast, pagesa e transferimit të Spinazzolas dhe Pellegrinit, do të kryhet për tri vitet e ardhshme. Të dy lojtarët kanë nënshkruar kontrata deri në vitin 2023.
In bocca al lupo a Leonardo #Spinazzola, e grazie di tutto!https://t.co/Nzg7aWsfKC pic.twitter.com/Avlixl4otv
— JuventusFC (@juventusfc) June 30, 2019
Për këtë marrëveshje, bëhet e ditur se Roma në një mënyrë ka ofruar Pellegrinin dhe 7.5 milionë euro të holla për ta marrë Spinazzolan.
“Klubi futbollistik i Juventusit konfirmon se ka një marrëveshje të përfunduar me Romën. Përvetësimi përfundimtar i të drejtave të regjistrimit të lojtarit Luca Pellegrini për një shumë prej 22 milionë eurosh të pagueshme në tri vite financiare”.
“Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë katërvjeçare deri në qershor të vitit 2023. Të drejtat e regjistrimit të lojtarit Leonardo Spinazzola do të paguhen në tri vitet e ardhshme për një shpërblim prej 29.5 milionë euro. Efekti ekonomik është pozitiv për rreth 26.6 milionë euro”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/
UFFICIALE | Luca #Pellegrini è un giocatore bianconero! https://t.co/gXAvXWrRxI #WelcomePellegrini pic.twitter.com/nwPFH1c4cP
— JuventusFC (@juventusfc) June 30, 2019