Telegrafi

Zyrtare: Kluivert kalon te Nice në Ligue 1

Roma ka dërguar zyrtarisht holandezin Justin Kluivert te Nice në huazim për 1 milion euro me një mundësi blerje përfundimtar për 14 milionë euro.

Reprezentuesi holandez kishte kaluar sezonin e fundit në huazim në Bundesliga te RB Leipzig, por ata nuk shfrytëzuan mundësinë për ta bërë marrëveshjen e përhershme.

Tani Giallorossët shpresojnë se ai do ta bindë francezët e Nice mjaftueshëm gjatë periudhës së huazimit të tij një-sezonale.

Sipas Sky Sport Italia, huazimi i Kluivert te Nice ka një mundësi blerje në fund të sezonit, e cila vlen 14 milionë euro.

Nice ka paguar 1 milion euro në mënyrë që të ketë 22-vjeçarin në huazim për sezonin 2021-22.

Kontrata e tij me Giallorossët zgjat vetëm deri në qershor të 2023, por Roma ka një klauzolë që i lejon ata të zgjasin me një vit tjetër në rast se kjo përvojë në Francë gjithashtu nuk arrin të fitojë një transferim të përhershëm. /Telegrafi/