Patrick Kluivert është emëruar nga Barcelona si drejtor i shkollës së futbollit La Masia.
Edhe një rikthim i madh tek klubi katalunas. Bëhet fjalë për legjendën holandez, Kluivert.
Ish-sulmuesi i njohur nga tani e tutje do të jetë me rol drejtuesi tek klubi nga Camp Nou.
Është vet Barcelona, e cila ka njoftuar se ka emëruar holandezin drejtor të shkollës La Masia.
“Patrick Kluivert, drejtor i ri i shkollës së futbollit”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.
📍 [ÚLTIMA HORA] 📍
🔵🔴📝 Patrick Kluivert, nuevo director del fútbol formativo.
👉 https://t.co/Mvywgny45n#FCBMasia #ForçaBarça🔵🔴 pic.twitter.com/gLiec4R5mz
— FC Barcelona – Masia (@FCBmasia) July 25, 2019
Thuhet se holandezi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin nga Camp Nou, e cila e lidh atë deri në vitin 2021.
“Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi dhe jam i etur për të filluar këtë fazë të re në të cilën ne përballemi me sfidën e vazhdueshme për ta bërë Barcelonën një nga më të mirat në botë”, ka thën Kluivert pas marrjes së pozitës së re. /Telegrafi/