Jurgen Klopp, i cili u emërua si menaxher i klubit nga Anfield në tetor të 2015, ka vazhduar të ardhmen e tij me Reds, së bashku me ndihmësit e tij duke nënshkruar kontratat e tyre të reja.
49-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të re gjashtë vjeçare me Liverpoolin, pikërisht nëntë muaj pasi u emërua si menaxher i klubit nga Merseyside.
Trajneri gjerman, i cili është shpallur si pasues i Brendan Rodgers më 8 tetor të vitit të kaluar, ka vazhduar të ardhmen e tij me ‘Redsat’ deri në vitin 2022.
Gjithashtu edhe ndihmësit e tij të besuar, Zeljko Buvac dhe Peter Kraëietz, kanë vazhduar kontratat e tyre.
Pronarët e klubit, Feaway Sports Group, kanë nisur negociatat, pasi kanë parë prova të mjaftueshme se Klopp mund të kthej fatin e Liverpoolit, duke luftuar për tituj në të ardhmen. /Telegrafi/