Telegrafi

Zyrtare: Klopp rinovon kontratën me Liverpoolin

Jurgen Klopp (Foto: Liverpool/Twitter)

Liverpooli dhe trajneri gjerman, Jurgen Klopp kanë rinovuar bashkëpunimin edhe për shumë vite.

Gjermani është në sezonin e tij të pestë me klubin e madh anglez pas ardhjes në tetorin e vitit 2015.

Por, sukseset e tij dhe ri-ngritja që i bëri klubit, ka bërë që drejtuesit të rinovojnë edhe për shumë vite kontratën e Kloppit.

Lexo po ashtu Mane: Çfarë të them për Kloppin, është më i miri në botë

Është klubi anglez që ka njoftuar në rrjetet sociale rinovimin e kontratës së Kloppit deri në verën e vitit 2024.

“Klubi i Futbollit Liverpool është i lumtur të njoftojë se Jurgen Klopp ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës me këtë klub”.

“Menaxheri do të zgjasë kontratën e tij me Reds deri në vitin 2024, duke siguruar që ai do të mbetet në krye për katër vjet e gjysmë të mëtejshme”.

“Ndihmës menaxherët Peter Kraëietz dhe Pepijn Lijnders gjithashtu kanë rënë dakord që marrëveshjet të rinovojnë bashkëpunimin së bashku me Klopp”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit. /Telegrafi/