Liverpool kanë nënshkruar me mbrojtësin Ragnar Klavan për 4.2 milionë funte.
Kapiteni i Estonia, 30, bëhet nënshkrimi i katërt i verës për skuadrën e Jurgen Kloppit.
Tashmë, ish-qendërmbrojtësi i Augsburgut ka nënshkruar në një marrëveshje tre-vjeçare me skuadrën e Ligës Premier, transmeton Telegrafi.
Duke folur për faqen zyrtare të klubit, ai tha “Jam i nderuar me të vërtetë të jem pjesë e këtij klubi të mahnitshëm”.
“Është e vështirë që përshkruhet, shkaku se ëndërra mu plotësua të vija në moshën 22-vjeçare në Ligën Premier dhe të jem pjesë e Liverpooli”, tha ndër të tjerash Kalvan. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=UpEwbQU13uw