Site icon Telegrafi

Zyrtare: Kjo është skuadra e Arlind Ajetit

Arlind Ajeti, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, karrierën do ta vazhdojë në Serie A te klubi i njohur, Torino.

Ajeti 22-vjeçar, që ishte ndër futbollistët më të dalluar kuqezi në Euro 2016, deri në fund të sezonit ishte pjesë e Frosinones, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Serie B.

Portali koha.net merr vesh se futbollisti sot ka udhëtuar drejt Torinos për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

Marrëveshja, sipas burimit të koha.net, është punë e kryer, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet të enjten ose të premten.

Ajeti te Torino zëvendëson Kamil Glik që ditë më parë u zyrtarizua te Monaco.

Exit mobile version