Majlinda Kelmendi ka mësuar kundërshtaren e parë në Lojërat Olimpike.
Xhudistja kosovare raundin e parë e ka kaluar pa luftë, ndërsa në raundin e dytë do të takohet me fituesen e ballafaqimit mes Gnetos Tschopp
Një sfidë e vështirë për xhudisten kosovare mund të jetë ajo e gjysmëfinales, ku mund të takohet me japonezen, Nakamura, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, me rumunen Andrea Chitu në kategorinë deri në 52 kilogramë, Kelmendi mund të takohet vetëm në finale.
Vlen të theksohet se të gjitha meçet e kësaj kategorie do të luhen më 7 gusht./Telegrafi/