Telegrafi

Zyrtare: Kjaer nënshkruan me Sevillan (Video)

Simon Kjaer tashmë edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re.

Mbrojtësi ka nënshkruar me Sevillan pas transferimit nga Fenerbahce.

Lexo po ashtu Video gjeniale e Sevillas për të prezantuar Navasin (Video)

Danezi pasi përfundoi me sukses testet mjekësore nënshkroi kontratë katër vjeçare me skuadrën spanjolle nga Ramon Sanchez-Pizjuan.

Ai do të jetë i gatshëm për trajnerin Eduardo Berizzo që nesër (e enjte) ku do të marrë pjesë në stërvitjet para sezonale.

Vlen të theksohet se Sevilla dje ka zyrtarizuar edhe anësorin Jesus Navas, i cili ishte liruar nga Manchester City. /Telegrafi/