Sevilla ka kompletuar transferimin e reprezentuesit japonez, Hiroshi Kiyotake nga skuadra gjermane, Hannover.
Mesfushori japonez, Hiroshi Kiyotake ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare me fituesin e Ligës së Evropës.
26-vjeçari japonez është bërë transferimi i dytë i Sevillas gjatë kësaj vere, pasi para dy ditëve nënshkruan edhe me futbollistin e Getafes, Pablo Sarabia.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Këto transferime vijnë pas largimit të Ever Banegas drejt Interit dhe largimit të mundshëm të mesfushorit polak, Grzegorz Krychoqwiak. /Telegrafi/