Telegrafi

Zyrtare: Khedira vazhdon kontratën me Juventusin deri në vitin 2021

Sami Khedra do të jetë lojtar i Juventusit deri në vitin 2021 pasi ka nënshkruar kontratën e re me klubin duke e vazhduar edhe për dy vite. 

Khedira po hyn në sezonin e tij të katërt bardhëezinjtë dhe tashmë është kthyer në njërin prej lojtarëve kryesor.

Ai me Juve ka shënuar 20 gola në 80 ndeshje në Serie A.

Khedira ka ardhur në vitin 2015, ndërsa te Juve ka treguar gjithmonë teknikë, klasë, karizëm dhe përvojë.

Në sezonin e fundit ai ka shënuar nëntë gola në Serie A.

Khedira është mesfushori i Juventusit që ka luajtur më së shumti minuta gjatë tre sezoneve të fundit (8882 në të gjitha garat).

Ai ka fituar tre herë Scudetton dhe Coppa Italian./Telegrafi/