Site icon Telegrafi

Zyrtare: Këtu zhvillohet ndeshja Shqipëri-Izrael

Tashmë dihet edhe zyrtarisht dhe ndeshja Shqipëri-Izrael do të zhvillohet në “Loro Boriçi”.

Pas lajmit të përhapur se fusha e stadiumit të Shkodrës nuk është ende gati për t’u shkelur në ndeshjen e 12 nëntorit, gjithçka hidhet poshtë nga ana e drejtorit te terreneve sportive në FSHF, Pal Dajçi.

Ky i fundit ka konfirmuar se pas punimeve të kryera fusha është në gjendjen më optimale.

“Fusha është në gjendje optimale dhe mund të luhet futboll që nesër, por gjithsesi Vllaznia duhet ta na presë dhe pak pasi do ishte më mirë që impianti të rihapet për ndeshjen e 12 nëntorit me Izraelin”.

“Është punuar shumë që gjithçka të jetë gati për ndeshjen e kombëtares dhe dua të falënderoj me këtë rast dhe punëtorët që kanë bërë një punë të shkëlqyer.”

“Më 12 nëntor, Shqipëri-Izrael do të luhet në “Loro Borici”, ka than Dajçi për Supersport.

Exit mobile version