Site icon Telegrafi

Zyrtare: Këtu do të zhvillohet ndeshja Itali-Shqipëri

Pas shumë dilemash në lidhje me stadiumin ku do të luhet ndeshja Itali – Shqipëri, tashmë është marrë vendimi.

Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që kjo ndeshje të luhet në Palermo. Lajmi është konfirmuar sot në drekë.

Takimi Itali- Shqipëri, i programuar sipas shortit për tu luajtur më datë 24 mars 2017, do të luhet në stadiumin “Renzo Barbera”.

Kjo lëvizje u bë pas shfaqjes që tifozët shqiptarë dhanë në stadiumin e Xhenoas, duke e “pushtuar” me ngjyrat kuqezi, shkruan sportal.al.

FIGC ka menduar se duke e dërguar disi larg ndeshjen, të reduktojnë numrin e shqiptarë në stadium. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në këtë ndeshje.

Exit mobile version