Telegrafi

Këto janë vendimet e UEFA-s për Euro 2020, Liga e Kampionëve e kampionatet tjera

UEFA ka konfirmuar zyrtarisht se Euro 2020 do të shtyhet për një vit shkaku i pandemisë coronavirus që ka shpërthyer nëpër botë.

Shtëpia e futbollit evropian u detyrua ta marrë këtë vendim shkaku i virusit vdekje prurës, derisa Kampionati Evropian do të zhvillohet tani nga 11 qershori i vitit të ardhshëm deri më 11 korrik.

Ky vendimi i UEFA-s ka lejuar që kampionatet evropiane të marrin frymë më lirshëm dhe t’i përfundojnë të gjitha ndeshjet deri në fund të muajit qershor.

Lexo po ashtu Zyrtare: Maqedoni e Veriut - Kosovë, zhvillohet në qershor

Ligat tashmë janë të suspenduar, mirëpo ato pritet të rikthehen nga fillimi i muajit prill, natyrisht duke shpresuar që gjendja të përmirësohet nga virusi corona.

Këto janë vendimet që janë marrë nga UEFA:

1) Kampionati Evropian i paraparë të zhvillohet këtë vit është shtyrë për 1 vit dhe do të zhvillohet nga 11 qershori deri me 11 korrik të vitit 2021.

2) Ndeshjet e play-off për kualifikim për Kampionatin Evropian të parapara të zhvillohën në fund të marsit 2020, janë shtyer për qershor 2020. Detajet tjera do të jepen nga grupi punues i UEFA-s.

3) Ligat kombëtare dhe garat evropiane për klube të përfundojnë deri më 30 qershor 2020, kur është finalja e Ligës së Kampionëve. Për ligat e ranguara nga pozicioni 48-55 ku bënë pjesë edhe Kosova, afati për të përfunduar ligën është 21 qershor.

4) Të bëhen shtyrje në procesin e licensimit të klubeve për garat evropiane. (Detajet do të konfirmohën nga grupi punues i UEFA-s). /Telegrafi/