Site icon Telegrafi

Zyrtare: Këto janë shifrat marramendëse të renovimit të Neymarit

Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin me sulmuesin brazilian, Neymar.

Klubi katalanas ka arritur marrëveshjen me sulmuesin që ishte vendosur në shënjestër të disa prej klubeve më të pasura të planetit.

Kontrata e vjetër e Neymarit skadonte në vitin 2018, por klubi e ka zgjatur me tre vjet, deri në vitin 2021, duke e rritur klauzolën e largimit nga 190 në 220 milionë euro.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Sipas medieve spanjolle, Neymar do të përfitojë me kontratën e re plot 15 milionë euro në sezon nga 9.2 milionë që arkëtonte me kontratën e vjetër.

Me këtë renovim, gjiganti spanjoll ka larguar nga gara klubet e interesuara, si Manchester United, PSG dhe Real Madrid. /Telegrafi/

Exit mobile version