Telegrafi

Zyrtare: Kemal Ademi kalon te Paderborn

Sulmuesi shqiptar Kemal Ademi, ka lënë Khimkin, duke kaluar në Bundesliga 2 te Paderborn.

Ka qenë klubi gjerman që ka njoftuar ardhjen e sulmuesi, duke e konsideruar si goditje në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.

“I lindur në Villingen-Schëenningen, Kemal Ademi vjen në Paderborn nga klubi rus FK Khimki. Sulmuesi 26-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit”.

“Pas qëndrimeve në 1899 në Hoffenheim, St. Gallen dhe Xamax Neuchatel, Ademi bëri përparimin e tij në FC Basel në sezonin 2019/2020”.

“Ai kaloi në ligën ruse nëpërmjet Fenerbahçes së Stambollit në verën e vitit 2021”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Drejtori sportiv i Paderborn, Fabian Wohlgemuth, e ka lavdëruar sulmuesin, sidomos për gjatësinë e tij.

“Me përvojën e tij ndërkombëtare dhe lartësinë e tij prej 1.95 metrash, Kemal do të pasurojë skuadrën tonë,” ka thënë drejtori sportiv Wohlgemuth.

Ademi do ta gjejë në Paderborn, futbollistin tjetër shqiptar, Florent Muslija që ka kaluar po ashtu në këtë afat kalimtar në këtë klub. /Telegrafi/