Klubi i basketbollit Prishtina tanimë ka një trajner të ri në krye të saj.
Trajneri kroat, Jeronimo Sarin është trajneri më i ri i kampionit të Kosovës në basketboll.
Është vetë skuadra nga kryeqyteti që ka lajmëruar zyrtarizimin e tij me anë të profilit në rrjetin social ‘Facebook’.
Sarin ishte trajneri i Sibenikut për gjashtë vite, teksa vjen si zëvendësim i të dorëhequrit, Petar Mijovic.
“Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina ka nënshkruar edhe me trajnerin kroat Jeronimo Sarin. -Ish lojtari i famshëm kroat, 42 vjeçari Sarin, ishte trajner i ekipit GKK Sibenik për 6 vite, ekip të cilin e udhëhoqi nga viti 2010 deri në vitin 2016, ku u shpall kampion i A2 Ligës Kroate (2010) për tu bërë pjesë e rregullt e elitës kroate në vitet në vazhdim”, shkruan në njoftimin e Prishtinës. /Telegrafi/