KB Sigal Prishtina nuk ka humbur shumë kohë dhe ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës.
Klubi më i madh basketbollistik në Kosovë, KB Prishtina, ka bërë zyrtare ardhjen e një trajneri të ri në klub, përcjell Telegrafi.
Sipas faqes zyrtare të klubit është trajneri lituanez, Audrius Prakuraitis, i cili ka arritur marrëveshje me klubin bardhë e kaltër.
Në faqen e klubit thuhet se Prakuraitis në dy vitet e fundit ka qenë trajner i skuadrës rumune, BC Targu Mures, ndërsa ka udhëhequr edhe me skuadra tjera të mëdha në Ukrainë.
Sigal Prishtina gjithashtu i ka uruar mirëseardhje trajneri lituanez, në ‘Shtëpinë e Kampionëve’, ashtu siç e quajnë veten. /Telegrafi/