Telegrafi

Zyrtare: KB Golden Eagle Ylli nënshkruan me Gëzim Morinën

KB Golden Eagle Ylli ka angazhuar edhe një reprezentues tjetër të Kosovës, Gëzim Morinën.

Ky i fundit do të jetë pjesë e ekipit të Suharekës deri në fund të këtij edicioni.

“Gëzim Morina i bashkohet ekipit tonë. Mirësevjen në qytetin e basketbollit!”, ka shkruar faqja e klubit.

Morina (205 cm), së fundi ka qenë pjesë e ekipit nga Sllovenia, Helios Suns ku ka luajtur me një mesatare prej 4.8 pikëve dhe 3.7 kërcimeve për ndeshje.

Basketbollisti 28-vjeçar është nga Suhareka por karrierën si profesionist e ka zhvilluar jashtë kufijve.

Ai ka luajtur kryesisht në Slloveni, ndërsa për një periudhë të shkurtër ka qenë edhe pjesë e Sigal Prishtinës në edicionin 2015/16. /Telegrafi/