Telegrafi

Zyrtare: Kasami prezantohet te skuadra angleze (Foto)

Pajtim Kasami do të luajë në Angli sezonin e ardhshëm, por jo në Premier Ligë.

Mesfushori shqiptar, i cili është pjesë e kombëtares zvicerane, do të transferohet në divizionin e dytë anglez, Championship.

Lexo po ashtu Klubet më të vjetra në futboll, në mesin e tyre dhe klubi i yllit të njohur shqiptar (Foto)

Notingam Forest ka arritur marrëveshjen me Olimpiakosin për huazim për një sezon dhe Kasami është prezantuar tashmë, transmeton Sportal.al.

Në këtë mënyrë, Kasami lë klub grek, ku kishte pasur jo pak probleme kohët e fundit, dhe kthehet në Angli, ku më parë ka luajtur edhe me Fulamin.

Lexo po ashtu Grumbullohen shqiptarët e Zvicrës, do të befasoheni me veturat e tyre (Foto)