Telegrafi

Zyrtare: Karsdorp nënshkruan për Romën

Roma e ka transferuar mbrojtësin e krahut, Rick Karsdorp, nga Feyenoordi për 14 milionë euro, plus pesë milionë të tjera në formë bonusesh.

Holandezi arriti në kryeqytetin italian të martën për testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Lexo po ashtu Transferimi më i ri i Romës nuk ka bërë bujë në Itali më shumë se e dashura e tij super seksi (Foto)

“Ardhja te Roma është një hap i madh përpara. Kam ardhur këtu me dëshirë të madhe dhe entuziazëm për të luajtur dhe për t’i plotësuar ëndrrat e mia”.

“E di se duhet të përmirësohem shumë dhe shpresoj që ta bëj atë këtu”, ka deklaruae Karsdorp.

Është raportuar se trajneri Eusebio Di Francesco e ka kërkuar lojtarin e ri te Giallorossët.

Te Roma, ai do ta mbajë fanellën me numrin 26. /Telegrafi/