Juventusi ka përfunduar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të Newcastle United, Lloyd Kelly për një tarifë totale prej 17.5 milionë euro plus bonuse.
Qendërmbrojtësi fluturoi mbrëmë drejt Torinos dhe iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes në qendrën J-Medical.
Një deklaratë zyrtare konfirmoi detajet financiare të marrëveshjes, pasi Juventus do të paguajë një tarifë prej 3 milionë euro për huazimin deri në fund të sezonit me një detyrim blerje nëse plotësohen disa kushte të lehta për t’u arritur në korrik 2025 për 14.5 milionë euro të tjera.
Welcome to our newest Juventus player, Lloyd Kelly! ⚪⚫
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) February 3, 2025
Zyrtarizimi u vonua pasi që kishte disa çështje burokracie, pasi duhet të merret një leje pune për lojtarin anglez, megjithatë këto probleme janë zgjidhur pasditen e sotme dhe transferimi ka përfunduar.
26-vjeçari është nënshkrimi i fundit i janarit për Juventusin pas Renato Veiga nga Chelsea, Randal Kolo Muani nga Paris Saint-Germain dhe Alberto Costa nga Vitoria Guimaraes. /Telegrafi/