Site icon Telegrafi

Zyrtare: Juventusi ndryshon logon (Foto)

Juventusi ka ndryshuar logon e klubit që do të përdoret nga korriku i vitit 2017.

Presidenti i klubit, Andrea Agnelli, e ka zbuluar llogo e re të Juventusit në një mbrëmje festive.

Sipas të parit të Juvenusit kjo logo është simbol i jetës me klubin.

“Kjo logo e re është një simbol i mënyrës së jetesës te Juventusi. Unë sa herë shoh një shkronjë J në gazeta emocionohem”, ka thënë Agenelli.

E gjithë kjo është një fushatë ku Juventusi kërkon të ofrojë sa më shumë tifozë  me moton e re ‘Bardh e zi e më shumë” (Black and White and More). /Telegrafi/

Exit mobile version