Telegrafi

Zyrtare: Juventusi konfirmon blerjen e Douglas Costas

Douglas Costa (Getty Images)

Ashtu siç është pritur, Juventusi edhe zyrtarisht ka aktivizuar klauzolën prej 40 milionë eurosh të blerjes së Douglas Costas nga Bayern Munichu.

Braziliani arriti si huazim sezonin e kaluar me koston prej 6 milionë eurosh dhe opsionin për t’u blerë plotësisht për 40 milionë euro të tjera.

Kurrë nuk ka pasur dyshime se Bianconerët do ta aktivizonin këtë klauzolë pasi 27 vjeçari me paraqitjet e tij tërhoqi interesim të hatashëm nga Manchester United.

Costa kontriboi këtë sezon me gjashtë gola dhe 14 asistime në 47 ndeshje konkurruese për Juventusin.

“Juventusi ka shfrytëzuar opsionin e blerjes përfundimtare të të drejtave të lojtarit Douglas Costa de Souza nga Bayern Munchen AG për shumën e 40 milionë eurove që do të paguhet në dy vitet e ardhshme”.

“Shuma mund të rritet në 1 milion në varësi të të arriturave në periudhën e kontratës”.

“Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2022”, shkruan në një komunikatë të Juventusit. /Telegrafi/