Telegrafi

Zyrtare: Juventusi kompleton rikthimin e Moratas

Foto: Juventus FC

Juventusi ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e Alvaro Moratas.

Zonja e Vjetër e kompletoi transferimin e sulmuesit spanjoll që edhe në të kaluarën kishte luajtur në Torino.

Lojtari 27-vjeçar do të jetë i huazuar te Juventusi nga Atletico Madridi në shumën e dhjetë milionë eurove me detyrim për ta blerë në verën e ardhshme për 45 milionë euro.

Kjo shumë e transferimit do të paguhet brenda tri viteve nga klubi italian, për të kompletuar kështu transferimin përfundimtar të Moratas.

Juventusi në të kaluarën e kishte në huazim spanjollin nga Real Madridi, mirëpo këta të fundit e kishin rikthyer për ta shitur te Chelsea. /Telegrafi/