Juventusi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Cagliarin për të huazuar Daniele Ruganin.
Zonja e Vjetër ishte detyruar që në muajin janar të shkëpuste huazimin e mbrojtësit italian nga Rennes, pasi lojtari nuk po luante shumë.
Kështu, Juventusi arriti marrëveshje me Cagliarin që Ruganin ta dërgonte në huazim deri në fund të këtij sezoni.
Mirëpo, rivali i Biankonerëve në Serie A ka përfituar më shumë nga kjo marrëveshje, pasi ka opsioni për ta blerë lojtarin.
Nëse Rugani nuk shfaq paraqitje të mira deri në fund të këtij edicioni dhe nuk e bind Juventusin, atëherë do të shitet te Cagliari.
Por, nuk përjashtohet mundësia që kampioni në fuqi të shesë atë edhe te ndonjë skuadër tjetër. /Telegrafi/
Ufficiale | @DanieleRugani in prestito al @CagliariCalcio ➡️ https://t.co/1GxkZANhGU pic.twitter.com/L2T4qK2hBz
— JuventusFC (@juventusfc) February 1, 2021