Miralem Pjanic është një lojtar i ri i Juventusit.
Zonja e Vjetër e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit boshnjak të Romës, Miralem Pjanic.
Transferimi i mesfushorit boshnjak thuhet se i ka kushtuar skuadrës torineze plot 32 milionë euro, dhe ka nënshkruar me kampionin e Series A një kontratë për pesë vitet e ardhshme.
Reprezentuesi i Bosnjës luan në Serie A me Romën që nga viti 2011, kur kaloi nga Lyoni, teksa ka luajtur 159 ndeshje, duke shënuar edhe 27 gola.
Pas largimit të Pjanic, Roma synon afrimin e mesfushorit holandez, Georgino Wijnaldum, si zëvendësues të tij. /Telegrafi/