Marko Pjaca është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Juventusit.
Skuadra italiane ka përfunduar me sukses edhe transferimin e radhës, atë të mesfushorit kroat, Marko Pjaca.
Pas kryerjes me sukses të testeve mjekësore gjatë paradites, tani ka ardhur edhe firmosja e kontratës.
Ish-futbollisti i Dianamo Zagrebit ka arritur marrëveshje pesë vjeçare me kampionin e Italisë.
Ky transferim i ka kushtuar 23 milionë euro ‘Zonjës së Vjetër’ dhe është i katërti pas, Miralem Pjanic, Medhi Benatia dhe Dani Alves. /Telgrafi/