Site icon Telegrafi

Zyrtare: Juventus-Atalanta nuk zhvillohet shkaku i reshjeve të mëdha të borës (Foto/Video)

Është shtyrë ndeshja e Serie A në mes të Juventusit dhe Atalantas shkaku i borës së madhe që ka rënë në Torino.

Juventusi dhe Atalanta do të ndesheshin mes vete në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Serie A.

Ndeshja pritej të fillonte nga ora 18:00, por kjo nuk ka ndodhur pasi terreni ka qenë i mbuluar me borë.

Organizatorët e ndeshjes, Juventusi, nuk kanë arritur të bëjnë gati terrenin e stadiumit për këtë ndeshje dhe gjyqtari ka vendosur të mos fillojë ndeshja.

Kushtet e rënduara, me topin që nuk kërcente në shumë pjesë të fushës, bën që gjyqtari ta marr këtë vendim.

Gjyqtari Maurizio Mariani lajmëroi zyrtarisht drejtuesit e dy skuadrave, ndërsa gjatë ditëve pritet të merret vendimi për këtë ndeshje.

Vlen të theksohet se futbollistët e të dyja skuadrave kryen nxehjen para ndeshjes, por nuk patën fatin edhe ta zhvillojnë ndeshjen. /Telegrafi/

Exit mobile version