Site icon Telegrafi

Zyrtare: Justin Kluivert i bashkohet Bournemouthit

Bournemouth ka njoftuar se ka transferuar Justin Kluivert nga Roma.

Lojtari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, ndërsa klubit italian ka arkëtuar mbi dhjetë milionë euro me një milion bonuse.

“AFC Bournemouth është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e holandezit Justin Kluivert nga skuadra e Serie A AS Roma”, thuhet në njoftimin e Qershive.

“Sulmuesi emocionues ka lidhur një kontratë afatgjatë në Vitality Stadium dhe bashkohet me Cherry”.

“Kluivert do të forcojë ndjeshëm opsionet sulmuese të klubit nën drejtimin e trajnerit të sapoemëruar Andoni Iraola”.

“24-vjeçari ka luajtur në ligat më të larta në Holandë, Itali, Gjermani, Francë dhe Spanjë dhe ka përvojë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës”.

“Kluivert, lojtari më i ri i Romës që ka shënuar në Ligën e Kampionëve, shënoi tetë gola dhe dha dy asistime në 29 paraqitje gjatë një huazimi me Valencia në La Liga sezonin e kaluar”, thuhet më tej në njoftimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version