Site icon Telegrafi

Zyrtare: Jurgen Klopp vazhdon kontratën me Liverpoolin

Liverpooli ka njoftuar se Jurgen Klopp ka nënshkruar një kontratë të re me klubin.

Trajneri gjerman kishte edhe dy vite kontratë, pasi aktualja i skadonte në 2024, ndërsa tani ai ka vazhduar edhe për më tutje, deri në vitin 2026.

Asistentët e tij, Pepijn Lijnders dhe Peter Krawietz po ashtu kanë vendosur të vazhdojnë tutje me klubin anglez.

Liverpool emëroi Kloppin si trajner më 8 tetor 2015 pas shtatë sezoneve të suksesshme në krye të Borussia Dortmund.

Para periudhës së tij, ai kishte qenë në krye të FSV Mainz 05, duke i kthyer ata përsëri në Bundesligë dhe duke arritur në Evropë për herë të parë në historinë e tyre.

Jurgen Kopp ka kthyer titullin e kampionit te Liverpooli pas shumë vitesh, ndërsa ka fituar edhe një Ligë të Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version