Telegrafi

Zyrtare: Julian Draxler në PSG

Mesfushori gjerman Julian Draxler i është bashkuar Paris Saint-Germain.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë të vlefshme për katër vjet e gjysmë, e cila do ta mbajë lojtarin në qytetin parisien deri në verën e vitit 2021.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmett rreth transferimeve

Wolfsburg ka njoftuar transferimin e futbollistit, pasi PSG u pajtua të paguante klauzolën gjermanit, transmeton Telegrafi.

“Sigurisht që nuk më pëlqen ideja e shkuarjes së Julianit pasi që është një futbollist i shquar”, ka thënë trajneri i Wolfsburgut, Valerien Ismael.

Kujtojmë se 23-vjeçari, i cili filloi karrierën profesionale te Schalke 04, ishte pjesë e kombëtares gjermane kur fituan Kupës e Botës në vitin 2014. /Telegrafi/