Mesfushori gjerman Julian Draxler i është bashkuar Paris Saint-Germain.
Futbollisti ka nënshkruar kontratë të vlefshme për katër vjet e gjysmë, e cila do ta mbajë lojtarin në qytetin parisien deri në verën e vitit 2021.
Wolfsburg ka njoftuar transferimin e futbollistit, pasi PSG u pajtua të paguante klauzolën gjermanit, transmeton Telegrafi.
“Sigurisht që nuk më pëlqen ideja e shkuarjes së Julianit pasi që është një futbollist i shquar”, ka thënë trajneri i Wolfsburgut, Valerien Ismael.
Kujtojmë se 23-vjeçari, i cili filloi karrierën profesionale te Schalke 04, ishte pjesë e kombëtares gjermane kur fituan Kupës e Botës në vitin 2014. /Telegrafi/