Juan Cuadrado i është bashkuar zyrtarisht Atalantës si lojar i lirë, pasi marrëveshja me Interin i skadoi.
Kolumbiani Cuadrado, gjashtë herë fitues i Scudettos do t’i mbrojë ngjyrat e Atalantas.
Kontrata e tij me Interin skadoi qershorin e kaluar, kështu që 36-vjeçari ishte në dispozicion si lojtar i lirë.
È arrivato El Panita ☕️😁
Bienvenido a Bergamo, Juan! 🤙🏾🇨🇴@Cuadrado || #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/qbbDybZtun
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) August 26, 2024
Cuadrado ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin me seli në stadiumin Geëiss, konfirmoi Atalanta në një deklaratë zyrtare të hënën.
“Atalanta BC është e lumtur të njoftojë se futbollisti Juan Guillermo Cuadrado Bello do të veshë fanellën blu-blu në sezonin 2024/25 pasi iu bashkua klubit me bazë në Bergamo me një marrëveshje njëvjeçare”, thuhet në njoftim.
36-vjeçari përveç 6 titujve të Serisë A, ka edhe 4 Coppa Italia dhe 3 Superkupa të Italisë, një Ligë Premier dhe një League Cup.
Cuadrado në Serie a ka 372 paraqitje, me 43 gola dhe 66 asistime.
Ai ka mbrojtur ngjyrat e Udineses, Lecces, Fiorentinës dhe Juventusit, ndërsa në Angli ka luajtur për Chelsean. /Telegrafi/