Telegrafi

Zyrtare: Jonathan Wade, lojtari më i ri i KB Prishtinës

Klubi më i trofeshëm i Kosovës në basket, Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit Jonathan Wade.

Prishtina ka vazhduar përforcimin e skuadrës para nisjes së garave për edicionin e ri 2019/20 në Superligën e Kosovës.

Transferimi i fundit i bërë nga bardhekaltërit është Jonathan Wade, i cili është zyrtarizuar nga faqja e klubit në Facebook.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KB Prishtinës

Postimi pa ndërhyrje i KB Prishtinës:

Jonathan Wade lojtari më i ri i KB Prishtinës!

Njëri ndër top 10 lojtarët më të dalluar në superligën Zvicrrane, ish lojtari i Pully Lasuanne Foxes, Jonathn Wade zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë për edicionin e ri.

Wade i gjatë 1.93 lojtarë i pozitave 2 dhe 3 njihet për saktësi nga distanca dhe gjysëm distanca dhe për depërtime energjike.

Në Pully luajti për dy edicione ndërsa vetëm në sezonën 18/19 Wade luajti me mesatare prej 18 pikë për ndeshje. Para saj ishte pjesë e Norfolk State në NCAA ku kishte rreth 20 pikë për ndeshje.

Jonathan, Welcome to the home of Champions!

#HajdePrishtinë

Mbi Prishtinë është vetëm qielli

/Telegrafi/