Telegrafi

Zyrtare: John Obi Mikel rikthehet në Angli, i bashkohet Stoke Cityt

Foto: Stoke City/Twitter

Stokr City ka njoftuar se ka transferuar edhe zyrtarisht John Obi Mikelin.

Mesfushori nigerian është transferimi i tyre i katërt në këtë afat, pas Morgan Fox, James Chester dhe Steven Fletcher.

Ish-anëtari i Chelseat që kishte një aventurë të suksesshme në Ligën Premier, në edicionin 2020/21 do të luajë në Champonship.

Pas 11 viteve që kishte kaluar te The Blues, Obi Mikel ishte larguar në drejti të Superligës së Turqisë duke luajtur për Trabzonporin.

Mesfushori kishte bërë 370 paraqitje për Chelsean, duke fituar Ligën Premier dy herë, tri FA Cup, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. /Telegrafi/