Telegrafi

Zyrtare: Joao Felix te Atletico Madridi, blerja më e shtrenjtë në histori

Atletico Madridi e ka zyrtarizuar transferimin më të madh në histori të klubit, Joao Felixin, që vjen nga Benfica.

Lojtari është blerë për 127.2 milionë euro, që është transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit.

Pas disa muajsh negociatash mes Atlético Madrid dhe Benfica, bisedimet u përshpejtuan gjatë ditëve të fundit me lojtarin dhe agjentin e tij Jorge Mendes që udhëtonte shpesh në Madrid.

Atletico i kanë siguruar shërbimet e njërit prej futbollistëve më të kërkuar në Evropë.

Kjo pasi përveç cilësisë së tij, ai ka një karrierë të shkëlqyeshme para vetes pasi ai është ende vetëm 19 vjeç.

Klubi i LaLiga ka rënë dakord të paguajë klauzolën e blerjes prej 120 milionë eurove, plus 6 milionë euro të tjera për të financuar planin e kësteve të pagesave.

1.2 milion euro shkojnë për Porton si një pagesë solidare për rritjen e lojtarit, që e dërgon çmimin në 127.2 milion euro .

Joao Félix i bashkohet Atlético Madrid për të mbuluar largimin e Griezmann , i cili do të largohet këtë verë. /Telegrafi/