Telegrafi

Zyrtare: Joao Felix, lojtar i ri i Chelseat

Chelsea ka konfirmuar marrëveshjen per huazimin e sulmuesit Joao Felix nga Atletico Madridi.

Blutë e Londrës nuk kanë të ndalur në afatin kalimtar të janarit, pasi kanë konfirmuar edhe përforcimin e tretë deri tani.

Pas David Datro Fofana dhe Benoit Bodiashile, Chelsea ka konfirmuar edhe transferimin e portugezit Joao Felix.

Është vet faqja zyrtare e Bluve, e cila ka konfirmuar marrëveshjen e huazimit të lojtarit nga Atletico Madridi.

https://twitter.com/ChelseaFC/status/1613143701395738625

“Joao Felix do të jetë pjesë e skuadrës së Chelseat për pjesën e mbetur të sezonit, pasi u transferua në Stamford Bridge si huazim nga Atletico Madrid”, thuhet në njoftim.

Huazimi i portugezit deri në fund të sezonit thuhet se do t’i kushtojë Bluve rreth 10 milionë euro, ndërsa nuk ka të përfshirë ndonjë opsion blerje. /Telegrafi/