Telegrafi

Zyrtare: Joachi Low do të largohet nga kombëtarja e Gjermanisë

Joachim Low ka njoftuar se pas Kampionatit Evropian nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Gjermanisë.

Pasi fitoi Kupën e Botës me Die Manschaft, gjermani shjoi një ecuri tjetër të mirë, mirëpo pa arritur që të rikthente atë në krye.

Duket se Low është lodhur nga puna me kombëtare dhe dëshiron të rikthehet sa më parë në krye të ndonjë skuadra.

“Joachim Low do largohet nga detyra si kryetrajner pas Euro 2020”, shkruhej në komunikatë.

Ndërkohë, Low me Kombëtaren e Gjermanisë ka arritur suksese të shumta, derisa ajo më e larta ishte trofeu i Kupës së Botës në vitin 2014./Telegrafi/