Jesse Lingard edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i skuadrës angleze West Ham United.
Mesfushori ofensivë është huazuar nga Manchester United për gjashtë muaj tek skuadra londineze.
28-vjeçari këtë edicion kishte hapësira të pakta te Djajtë e Kuq dhe kjo ishte arsyeja që vendosi të largohej.
Trajneri Ole Gunnar Solskjer nuk i kishte dhënë mundësi të luante më shumë se në tri ndeshje.
Lingard është prezantuar te West Ham ku do ta bartë për pesë muajt e ardhshëm fanellën e klubit londinez.
We are pleased to confirm the signing of England international @JesseLingard on loan until the end of the 2020/21 season.#WelcomeJesse
— West Ham United (@WestHam) January 29, 2021
“Unë jam i ngazëllyer. Është një kapitull tjetër i ri në jetën time. Asgjë nuk është e garantuar, por unë kamë ardhur këtu për të punuar shumë dhe për të ndihmuar ekipin dhe për të sjell përvojën time”.
“Ky është qëllimi im. Dua thjesht të shijoj futbollin tim dhe të kthehem duke luajtur përsëri”, ka deklaruar Lingard.
😉 #WelcomeJesse pic.twitter.com/e3XJz5dQ5Q
— West Ham United (@WestHam) January 29, 2021
Lingard te West Ham do ta bartë fanellën me numër 11 dhe pritet debutimi i tij në fundjavë. /Telegrafi/