Site icon Telegrafi

Zyrtare: Jansen largohet nga Tottenhami, kalon te Fenerbahce

Sulmuesi i njohur holandez, Vincent Janssen, do ta vazhdojë karrierën në Turqi te Fenerbahce.

Holandezi kalon si huazim nga Tottenhami, pas një viti jo aq të mirë.

Sulmuesi Janssen ka zbritur herët në mëngjes në aeroportin Ataturk International, ndërsa pas kryerjes së vizitave mjekësore ka nënshkruar kontratën.

Gjiganti i Superligës turke më parë e kishte kërkuar si huazim edhe Diego Costan, por siç duket nuk kanë arritur ta bindin Chealsen.

Janssen ka humbur terren pasi Tottenham ka nënshkruar me Fernando Llorenten nga Sëansea, ndërsa holandezi nuk ishte përfshirë fare në listën e klubit për Ligën e Kampoinëve.

Ai erdhi te Tottenham nga AZ Alkmaar për 18.5 milionë funte, ndërsa ka shënuar vetëm 6 gola në 38 paraqitje. /Telegrafi/

Exit mobile version