Telegrafi

Zyrtare: Janathan Janssen, përforcimi i ri i KB Prishtinës

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka njoftuar transferimin e basketbollistit të ri, Jonathan Janssen.

Prishtina ka zyrtarizuar edhe transferimin e pestë të kësaj vere, para fillimit të sezonit të ri në basketbollin e Kosovës.

Bëhet fjalë për basketbollistin nga Australia, Jonathan Janssen, i cili luan në pozitën e qendrës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KB Prishtinës

Postimi pa ndërhyrje i KB Prishtinës:

Jonathan Janssen përforcon trapezin!

Lojtari me prejardhje nga Australia Jonathan Janssen i gjatë 205cm është përforcimi më i ri i klubit tonë.

Me përvojën e fituar në sezonën e fundit në superligën e Zelandës së re përkatësisht në klubin Canterbury Rams, alo-ja Janssen pritët të jetë ndihmesë e madhe për KB Prishtinën.

Janssen përkundër gjatësisë është një lojtar mjaft i lëvizshëm dhe depërtues gjë që i jep përparsi në krahasim me kundërshtar.

Jonathan, Welcome to the home of Champions!

#HajdePrishtinë

Mbi Prishtinë është vetëm qielli 🔵⚪️

/Telegrafi/